Të martën në pikën statike për matjen e temperaturës së ajrit në kryeqytet u shënua niveli i nxehtësisë prej 36 gradë celsius në orën 14.
Parashikuesi i motit, Besim Aliu, bëri me dije se në orët e mëvonshme në vendet urbane ajo parashihej të arrinte deri në 39 gradë, raporton Klan Kosova.
Megjithëkëtë, e marta e fundit e korrikut nuk është dita më e zhegitshme në vend, sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik.
Aliu tregon se në vargun e këtyre ditëve me vapë, Kamenica, Gjakova dhe Prizreni janë komunat më të ngrohta.
Mirëpo kaq i nxehtë si korriku nuk do të jetë gushti, e madje që nga e mërkura temperaturat do të bien e do të ketë shkarkime rrufesh e reshje shiu. /Klankosova.tv